
Lëvizja Vetëvendosja ka deklaruar se Milan Radojcçiq, tash e disa vite sfidon ligjin, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.
Ky reagim i partisë fituese së zgjedhjeve të 14 shkurtit, erdhi pasi Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar fletarrestin për Milan Radojçiqin, një nga të dyshuarit në rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
“Kush është Prokurori i Prokurorisë Speciale i cili paska kërkuar nga departamenti special pa asnjë argumentim të qëndrueshëm që të revokohet urdhër-arresti për një ndër kriminelët më të mëdhenj të pasluftës? Kushdo këtë veprim të papritur e sheh me dyshim dhe si larje të borxheve të mëhershme apo kusht për aleancat e reja të nëntokës e parapolitikës”, thuhet në reagimin e LVV.
Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësori që të veprojnë.
“Rasti në fjalë është skaji i pasigurisë që mundet të shkaktojë për rendin publik ata që duhet ta mbrojnë atë. I bëjmë thirrje po ashtu organeve të sigurisë dhe atyre ligjzbatuese të jenë vigjilente përballë kësaj ngjarje”, vazhdon reagimi. /Insajderi.com
Nga mediat u njoftuam se Gjykata Themelore në Prishtinë paska aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të revokuar…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Sunday, 28 February 2021