VV ndërhynë në sistemin e drejtësisë, sulmon gjyqtarin Kalludra

VV ndërhynë në sistemin e drejtësisë, sulmon gjyqtarin Kalludra

Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka përdorur foltoren e kuvendit për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në vend.

Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka fajësuar gjyqtarin Beqir Kalludra për dënimin e aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj kuvendit.

“Beqir Kalludra, ju i dhatë burg aktivistëve të VV-së, zotëri Kalludra po të ishte gjallë Astrit Dehari sa vite burg do t’ia jepje atij”.

“Vendimi i Kalludrës ka hapur një epokë të re në sistemin e drejtësisë, sepse ka dhënë një dënim pa prova. Pra asnjë provë dhe asnjë fakte për dënimin e aktivistëve të VV-së”, ka thënë Konjufca.

Tutje Konjufca ka sulmuar Kalludren edhe në lidhje me urdhrin për arrestimin e deputetëve të VV-së.

“Si u bë që i njëjti gjyqtar dha urdhër për bastisjen e deputetëve të VV se arrestimin e tyre, ky njeri nuk po e fsheh fare fytyrën, po thotë unë jam pushteti”, ka deklaruar Konjufca./Insajderi.com