fbpx

VV: Ne nuk gëzohemi kur dikush akuzohet nga Gjykata Speciale

VV: Ne nuk gëzohemi kur dikush akuzohet nga Gjykata Speciale

Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Insajderi.

Durmishi përmes Facebook ka thënë se Gjykatën Speciale e ka kundërshtuar partia e tij dhe se Kosova e UÇK-ja është dëmtuar nga vota pro saj.

“Ne nuk gëzohemi kur dikush akuzohet nga gjykata speciale por pranojeni se e keni bërë vet dhe kur e bënë një gjykatë të tillë çka mund të presës tjetër pos akuzave”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se gjykatat nuk janë për tjetër gjë, veç për akuza ndërsa ka shtuar se shpresë e këtij vendi është Albin Kurti, si kryeministër./Insajderi/