VV në Vushtrri: Koalicionin nuk e prishi Xhafer Tahiri, por Isa Mustafa

VV në Vushtrri: Koalicionin nuk e prishi Xhafer Tahiri, por Isa Mustafa

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Besim Muzaqi, ka reaguar pas vendimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për prishjen e koalicionit disavjeçar mes këtyre dy partive për bashkëqeverisje në këtë komunë, njofton Insajderi.

Muzaqi i ka hedhur poshtë pretendimet e kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri, se Vetëvendosje nuk po i përkrahë vendimet e komunës, përfshirë edhe votimin e Planit për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë

Sipas tij, prishja e koalicionit është bërë niveli qendror i LDK-së dhe kryetari Isa Mustafa.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk do t’i braktis asnjëherë dhe për asnjë moment qytetarët dhe interesat e tyre, por nëse kryetarit Tahiri i ka penguar kërkesa jonë për shqyrtim të mirëfilltë dhe transparenca për këtë plan atëherë problemi qëndron diku tjetër.

Puna parimore, transparente, e përgjegjshme dhe llogaridhënëse para qytetarëve do të jenë përherë primare për mënyrën tonë të qeverisjes. Nga këto nuk mundemi dhe nuk do të heqim dorë asnjëherë”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Insajderi.com

Komunikatë për media

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri sqaron opinionin publik lidhur me vendimin e…

Posted by Besim Muzaqi on Saturday, January 30, 2021