VV nuk e mohon punësimin e aktivistëve të saj në Komunën e Prishtinës

VV nuk e mohon punësimin e aktivistëve të saj në Komunën e Prishtinës

Çdo konkurs për punë në Komunën e Prishtinës është bërë me transparencë radikale, ka thënë sot anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sfeqla në një konferencë për shtyp, teksa ka thënë se kjo nuk nënkupton se aktivistëve të VV-së t’iu ndalohet konkurrimi për vende të punës.

Sfeçla ka thënë sot se inkurajon edhe mediat që të hulumtojnë rreth punësimit të njerëzve në Komunën e Prishtinës, që sipas tij është bërë në baza të korrektësisë.

“Çdo konkurs është bërë me transparencë maksimale, kjo nuk ka nënkuptuar se ka qenë e ndaluar se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të dalin fitues nga këto konkurse”, ka thënë Sfeçla në konferencën për shtyp, të mbajtur sot në ambientet e selisë së partisë në Prishtinë.

Vetëvendosje, përmes kësaj konference, deklaroi se mburret me punën që kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë. /Insajderi.com