VV nuk heq dorë nga LDK, Konjufca: Nëse shkojmë në zgjedhje prapë bëjmë koalicion me këtë parti

VV nuk heq dorë nga LDK, Konjufca: Nëse shkojmë në zgjedhje prapë bëjmë koalicion me këtë parti

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur sonte në “Debat Plus”, rreth marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kur tash kanë mbetur edhe dy ditë deri në konstituimin e kuvendit, shkruan Insajderi.

Ai ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshja, Vetëvendosje e ka si plan C, shkuarjen në zgjedhje. Ndërsa ai është shprehur i bindur se do të fitojnë sërish.

“Nëse nuk arrihet marrëveshja dhe shkojmë në zgjedhje ne do të fitojmë”, ka thënë Konjufca.

Në pyetjen se me kënd do të bëjnë koalicion nëse do të ketë zgjedhje, Konjucfa ka thënë shkurt:

“Prapë me LDK-në do të bëjmë koalicion”, është shprehur ai, ndonëse një koalicion nga zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk është bërë./ Insajderi.com