VV nuk pajtohet me dënimin që mori Suzana Zogiani

VV nuk pajtohet me dënimin që mori Suzana Zogiani

Lëvizja Vetëvendosje nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin 25 vjeçar ndaj Suzana Zoganit.

Suzana Zogiani kishte vrarë bashkëshortin më 21 shtator të vitit 2018 në Francë, njofton Insajderi.

Por, ajo përmes një rrëfimi ka treguar se mbytja e burrit të saj erdhi si ‘vetëmbrojtje’.

Pas reagimeve të shumta nga shoqëria civile që të shqyrtohet edhe njëherë gjykimi ndaj Suzanës – po ashtu Lëvizja Vetëvendosje i është bashkuar kësaj iniciative.

Tinka Kurit nga ky subjekt politik ka treguar edhe për peticionin që po nënshkruhet pikërisht për këtë çështje.

“Rrëfimi i Suzanës të shton bindjen se jeta e grave vlen më pak se e burrave për gjyqësorin e Kosovës. Suzana është dënuar me 25 vjet burgim ndërsa nuk është konsideruar asnjë rrethanë lehtësuese për të. Për të është organizuar një peticion ku janë mbledhur mbi 8 mijë nënshkrime, në të kërkohet nga ushtruesja e detyrës së presidente që ta fal atë”.

Gjatë konferencës për media Kurti përmendi edhe dënimet që kanë marrë burrat për vrasjen e grave të tyre, duke krahasuar me ndëshkimin që mori Zogiani.

“Suzana vazhdimisht ka treguar për ndodhitë dhe dhunës sistematike që ishte duke i ndodhur për disa vite nga burri i saj. Në vendimin e gjykatës nuk është marrë aspak parasysh kjo gjë. Ky rast duhet të kthehet në rigjykim”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com