VV: PDK praktikisht është në Qeveri

VV: PDK praktikisht është në Qeveri

Në një konferencë për media, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës në opozitë është sikur Partia Socialdemokrate ne legjislativin e kaluar.

Sipas Aliut, PDK në është parti në pushtet, poqë vepron me lojëra të dyfishta, njofton Insajderi.

“Sa i përket politikave dhe mënyrës së qeverisjes dhe interesave në qeverisje PDK praktikisht është pjesë e qeverisë, është një lojë dyfishtë e PDK-së që është e ngjashme që ka qenë dikur e PSD-së ku votohet edhe buxheti, pra nuk cenohen interesat e së shkuarës dhe kjo praktikisht e bënë që PDK të jetë pjesë e qeverisë”.

“Dallimi në mes të qeverisjes aktuale dhe të qeverisjes ku formalisht do të jetë PDK brenda kësaj qeverie me ministra apo jo është shumë i vogël, nuk ka, praktikisht PDK është në qeveri sot”, tha Aliu. /Insajderi.com.