VV përdor Thaçin për të treguar se nuk është me Rusinë

VV përdor Thaçin për të treguar se nuk është me Rusinë

Lëvizja Vetëvendosje, ka përdorur disa deklarata të Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit për ta mbrojtur idenë e tyre se Albin Kurti nuk është me Rusinë, por Hashim Thaçi.

Në një video të publikuar në faqen e Vetëvendosjes, fillimisht dëgjohet një akuzë që Thaçi i kishte bërë liderit të VV-së Albin Kurtit.

Thaçi kishte thënë se Kurti duhet të jap përgjegjësi për lidhjen e tij me njerëz me Putinin.

“Lideri i Vetëvendosjes duhet të përgjigjet për lidhjet e tij me njerëzit e Putinit që janë të instaluar në  Ballkanin  Perëndimor e që ai takohet me ta nganjëherë”, kishte deklaruar Thaçi.

Më pas VV ka lansuar një deklaratë të Kurtit, ku ai akuzonte Thaçin se po dëshiron që Gjermaninë ta zëvendësoj me Rusinë.

“Ajo çfarë po bënë presidenti është ta zëvendësoj Gjermanin me Rusinë dhe nuk është e rastësishme se shkoi për ta takuar Medvedevin dhe në një emision tha se nuk është gjë puna e Medvedevit tha se duhet ta takoj Putinin. Pra prej një studio në Tiranë, presidenti i kërkoi takim Putinit. Pra ai synon fotografi me Trampin e takim me Putinin”, kishte deklaruar Kurti./Insajderi.com

Lëvizjet e Hashim Thaçit drejt Rusisë

Lëvizjet e Hashim Thaçit drejt Rusisë

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, 13 November 2018