VV: Prokuroria mos të vonojë më dorëzimin e raportit origjinal Familjes Dehari

VV: Prokuroria mos të vonojë më dorëzimin e raportit origjinal Familjes Dehari

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që sa më parë t’i përgjigjet kërkesës duke ia dorëzuar Familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor e avokatit mbrojtës të familjes Dehari, raportin në gjuhën origjinale.

Përveç kësaj, Vetëvendosje ka kërkuar që raporti të përkthehet edhe në gjuhën shqipe.

“Kërkojmë nga Prokuroria që sa më parë t’i përgjigjet kërkesës duke ia dorëzuar Familjes Dehari dhe përfaqësuesit ligjor e avokatit mbrojtës të familjes Dehari, raportin në gjuhën origjinale. Si dhe ta publikojë atë në versionin orgjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe”, thuhet në komunikatë.

Mes tjerash, ata kanë bërë me dije që sot janë informuam nga konferenca për media e Prokurorisë së Kosovës se raporti i ekspertizës së pavarur ndërkombëtare nga Qendra Spitalore Universitare në Lozanë të Zvicrës, i kërkuar nga Familja Dehari dhe i lejuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbërritur në Kosovë.

Edhe pse Prokuroria dhe Ministria e Drejtësisë duhet të kishin njoftuar opinionin publik me kohë për arritjen e këtij raporti, vetëm pas kërkesave të njëpasnjëshme të avokatit mbrojtës e përfaqësuesit ligjor i familjes si dhe kërkesave të familjes Dehari, më në fund sot u deklaruan për pranimin e raportit të lartëcekur./Insajderi.com

Prokuroria e konfirmon se ka pranuar raportin nga Zvicra për Astrit Deharin