VV reagon pas kritikave që po merr Kollçaku

VV reagon pas kritikave që po merr Kollçaku

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj kritikave që po merr bashkëpartiakja e saj, Fatmire Kollçaku- Mulhaxha.

Kollçaku po kritikohet pasi postoi një citat të një gazetari serb për kryeministrin, Albin Kurti, ku thuhej ndër të tjera se ai “nuk ka dosje kriminale të UÇK’së”.

“Ne kemi fituar me zotimin se do ta luftojmë krimin e korrupsionin, se do të bëjmë vetingun në institucionet kryesore shtetërore, se do të konfiskojmë pasurinë e fituar paligjshëm”, shkruan Sveçla në Facebook.

“Ne nuk jemi naivë. Nuk na habit të luftohemi nga të njëjtët”, shton ai.

Tutje ai thotë se nuk ka nevojë ta mbrojë nënkryetaren e partisë së saj.

“Jemi të ndërgjegjshëm se lufta për të drejtën e barazinë nuk do të jetë e lehtë, por s’ka alternativë tjetër veç drejtësisë”

“E sa për doktoreshën dhe nën-kryetaren tonë, ska nevojë ta mbroj, e mbron puna e aktiviteti i saj”, shton Sveçla.