VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash

VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash

Lëvizja Vetëvendosje nga sot, e enjte, shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryetarë komunash, njofton Insajderi.

Aktivistët e VV-së mund të paraqesin kandidaturat deri më 3 korrik, në orën 17:00.

“Pas dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm, Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës (KZAQ) dhe KZP do të bëjnë verifikimin e tyre dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës, ashtu siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në kumtesë.

Sipas tyre, ky proces zgjedhor i brendshëm do t’i paraprijë mobilizimit e përgatitjeve për të mundësuar që “ndryshimi i madh i 14 shkurtit të shtrihet edhe nëpër komuna”.

“Referendumi i 14 shkurtit do të kompletohet më 17 tetor, kurse ndryshimi i gjithmbarshëm do të jetë edhe më i shpejtë edhe më i thellë pas 17 tetorit”./Insajderi.com