fbpx

VV: Thaçi ka dy opsione

VV: Thaçi ka dy opsione

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka folur në televizionin publik një ditë pas zgjedhjeve duke folur për atë sesi partia që ai përfaqëson duhet të jetë partia që do të duhej të nominohej për mandatar të Qeverisë.

Sipas Sejdiut, situata pas zgjedhjeve është tepër e qartë.

“Presidenti i ashtuquajtur ka dy mundësi, të ecë përpara me teke partiake apo të ecë përpara mbi vendimin politik të sovranit, dhe ta respektojë këtë vendim e ta lejojë atë që e përfaqëson këtë vendim ta krijoj Qeverinë”, ka thënë Sejdiu.

Sipas tij,Lëvizja Vetëvendosje si partia me rritjen më të madhe të votave të jetë mandatar i Qeverisë.

“Lëvizja Vetëvendosje është përfaqësuese e këtij vendimit politik të sovranit”, ka thënë Sejdiu./Insajderi.com