VV thotë se përhapja e coronavirusit nuk është shkak i tubimit të 12 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka kriitkuar Qeverinë Hoti për keqmanxhim të pandemisë.

VV thotë se përhapja e coronavirusit nuk është shkak i tubimit të 12 qershorit

Lëvizja Vetëvendosje ka dalur me kritika ndaj Qeverisë Hoti në lidhje me menahximin e pandemisë.

Ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi në një konferencë për media ka thënë se asnjë aktivistë apo zyrtarë i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është infektuar për shkak të tubimit të 12 qershorit.

“Nuk kemi asnjë aktivist a deputet përkundër që kemi qenë në tubimin e 12 qershorit. Burimi kryesor është qëndrimi në ambiente të mbyllura, jo të hapura”, ka thënë Bislimi.

Poashtu, ai ka thnë se një pjesë e madhe e politikës nuk e ka bërë përpjekje që ta mbajë situatën nën  kontroll.

“Përballja me pandeminë ka dalë nga kontrolli, për një pjesë të madhe të politikës as nuk ka pasur përpjekje për ta pasur në kontroll. Dështimi me pandeminë do të ketë pasoja edhe në ekonomi”, paralajmëroi Bislimi”, ka deklaruar Bislimi. /Insajderi.com/