VV: Vendimi për testim në IKSHPK vetëm me udhëzime është marrë nga Qeveria Hoti

VV: Vendimi për testim në IKSHPK vetëm me udhëzime është marrë nga Qeveria Hoti

Vendimi për testim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutet regjionale vetëm në bazë të udhëzimit të mjekut, është vendim i marrë nga Qeveria Hoti.

Kështu thotë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, derisa e njëjta ka reaguar pas lajmit se në IKSHPK testimi për COVID-19 do të kryhet vetëm me udhëzime, ndërsa ky vendim u raportua të është marrë nga Qeveria Kurti.

Ajo ka thënë se ky vendim është marrë nga Qeveria e kaluar në fund të javës që lamë pas.

“Vendimi për testim në IKSHPK dhe Institutet regjionale, vetëm në bazë të udhëzimit të mjekut (sipas indikacioneve epidemiologjike), si dhe testim vetëm për ata që udhëtojnë jashtë vendit për arsye shëndetësore, është vendim i fundit i Qeverisë në ikje. Pra është marrë në fund të javës së kaluar”, ka shkruar Kollçaku në Facebook. /Insajderi.com