VW prezanton Golf GTI TCR me 290 KF

VW prezanton Golf GTI TCR me 290 KF

Gjiganti gjerman Volkswagen zbulon Golfin GTI TCR, versionin legal të veturës të inspiruar me modelin e garave.

TCR është vendosur në mes të Golf GTI Performance dhe Golf R, e lëvizë motori 2,0 litërsh me katër cilindra i cili zhvillon 290 kuaj fuqi.

Kjo është 45 KF më shumë se GTI i zakonshëm, dhe 10 KF më pak se versioni R i Golfit.

Për transmetimin e fuqisë në boshtin e përparmë është ngarkuar automatiku me shtatë shpejtësi me friksion të dyfishtë, me të cilin shpejtësinë deri në 100 km arrin për 5,6 sekonda. TCR zhvillon shpejtësi maksimale prej 260 kilometra në orë.

Çmimi fillestar i Golf GTI TCR në Gjermani është 35.950 euro, ndërsa paketat shtesë kushtojnë prej 2.360 deri 3.200 euro./Insajderi.com.