Walker: Trajtimi i çështjeve ekonomike nuk i zgjidhë problemet politike midis Kosovës dhe Serbisë

Walker: Trajtimi i çështjeve ekonomike nuk i zgjidhë problemet politike midis Kosovës dhe Serbisë

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se trajtimi i çështjeve ekonomike nuk do të zgjidhë problemet politike që kanë mbetur të hapura midis Kosovës dhe Serbisë, me të cilat po merret Bashkimi Evropian për shumë vite me radhë, ndërsa këto negociata po rezultojnë pa shumë sukses, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh Walker në një intervistë për BBC-në në serbisht, duke shtuar se nuk mendon që do të përmbushen ato që janë nënshkruar në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti Trump sigurisht është më i interesuar për çështjet ekonomike sesa ato politike dhe problemet e të dy vendeve – nëse këto marrëveshje ekonomike kanë sukses, nëse krijojnë vende pune, zhvillim, tërheqin investime të huaja, do të ishte mirë për rajonin”, tha Walker.

“Sidoqoftë, kam frikë se trajtimi vetëm i çështjeve ekonomike nuk do të zgjidhë problemet politike që mbeten të hapura dhe me të cilat Bashkimi Evropian po merret për vite me radhë pa shumë sukses”, ka shtuar ai.

“Unë nuk mendoj se premtimet e dhëna në pjesën ekonomike të marrëveshjes do të përmbushen – kjo Shtëpi e Bardhë është e njohur për të thënë fjalë të mëdha në sferën ekonomike dhe në Amerikë që nuk u bënë të vërteta”, tha tutje Ëalker në këtë intervistë. /Insajderi.com