Wall Street Journal: Cka nëse energjia e gjelbër nuk është e ardhmja?

Wall Street Journal: Cka nëse energjia e gjelbër nuk është e ardhmja?

Në një shkrim për energjinë e gjelbër të publikuar nga prestigjiozja Wall Street Journal, Mark P. Mills shkruan rreth të ardhmës energjetike të botës, varësinë nga lëndët djegëse dhe koston e lartë të energjetisë së gjelbër.
‘Nuk kalon një javë pa ndonjë deklaratë të ndonjë kryetari bashkie, guvernatori ose politik-bërësi në SHBA në favor të një të ardhmeje të gjelbër energjetike. Më shumë se 100 qytete në SHBA kanë bërë premtime të tilla. Prapë, lëndët djegëse përfaqësojnë 80% të energjisë elektrike në SHBA dhe botë dhe të thuash se nuk janë të favorshme është një nënvlerësim dramatik’, thekson Mark P. Millis për The Wall Street Journal.
Sipas Millis, planet ambicioze të ‘gjelbëra’ nuk mund të krahasohen me sigurinë që ofrojnë ato nga lëndët djegëse. ‘Projektet nga era dhe ato solare, bashkë me bateri elektrike, që thuhet se do të shtojnë 250% me shume sasi rryme krahasuar me atë që është prodhuar nga lëndët djegëse 15 vitet e fundit, janë totalisht jo reale’, thote Millis ne shkrimin e tij.
Në anën tjetër, në vitin 2018, bota ka shënuar rritjen më të madhe të dekadës së fundit të kërkesës për energji elektrike, e shtyrë nga zhvillimi i furrishëm ekonomik. Lëndët djegëse përfaqësojnë rreth 70% të këtij zhvillimi ekonomik, duke qenë se 70% të kapaciteteve energjetike janë të bazuara në to.
Varësia nga lëndët djegëse vazhdon të jetë e theksuar dhe dominon zhvillimin global për arsyje shumë të thjeshtë, energjia e gjelbër është shumë e kushtueshme. Mjafton të largoni të gjitha subvencionet dhe ndihmat shtetërore kundrejt projekteve të gjelbëra, dhe do të befasoheni me tërbimin e lobuesëve të energjisë së gjelbër, thekson Millis.
Sipas Millis, vizioni për energji të gjelbër ka humbur shkelqimin. Energjia nga era në Suedi jo vetëm që ka ndikuar në mungesën e energjisë elektrike për furnizim të rregullt, ajo edhe ka rrezikuar ofertën e këtij shteti për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në vitin 2026.
Në anën tjetër, Kina ka rifilluar në heshtje ndërtimin e termocentraleve nga qymyri brenda vetit, pasuar nga aktivitete investuese në ndërtimin e qindra termocentraleve nga qymyri për ekonomitë në zhvillim në mbarë botën, duke përfshirë edhe Serbinë dhe Bosnen.
Në SHBA, janë shtuar miliarda dollarë makineri nga lëndë djegëse, kjo ishte mënyra e vetme për të prodhuar energji të shpejtë dhe pak të kushtueshme. Suedia mesiguri do të detyrohet të bëjë të njejtën gjë, sipas Millis.
‘Ambientalistët mund të bindin Qeveritë, e edhe taksapaguesit, të imponojnë taksa të mëdha për projektet nga lëndët djegëse për të siguruar më shumë projekte të gjelbëra. Por nuk ka asnjë mundësi që kombet e pasura të pajtohen me subvencionimin e teknologjisë së gjelbër për pjesën tjetër të botës’, thotë Millis në fund të shkrimit të tij.
Mark P. Millis është përfaqësues i Institutit të Manhatanit dhe partner në Cottonëood Venture Partners, një fondacion për zbulime në teknologjinë e energjisë elektrike, si dhe autor i raportit të fundit të titulluar ‘Ekonomia e energjisë së re’.