Washington Post: Haradinaj s’ka ide për demarkacionin me Malin e Zi

Washington Post: Haradinaj s’ka ide për demarkacionin me Malin e Zi

Gazeta prestigjioze amerikane, The Washington Post, ka publikuar një artikull ku flet për situatën e krijuar në Kosovës sa i takon çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Insajderi.

Gazeta shkruan se kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka caktuar kohë dhe planë të qartë për ta zgjidhur problemin e Kosovës për ratifikimin demarkacionit me Malin e Zi.

“Ramush Haradinaj, në vizitën e tij të parë si kryeministër në Shqipëri tha se që nga marrja e postit po punon dhe do të bisedoj me Malin e Zi për një situatë më të qartë të gjetjeve tona”, shkruan Washingon Post.

Më tej gazeta kujton marrëveshjen e vitit 2015, të cilën Haradinaj si opozitë e kundërshtonte, duke pretenduar se Kosova ka humbur tokë./Insajderi.com