Wayne Rooney: Do të kemi finale ofensive – Favorit janë ky ekip

Wayne Rooney: Do të kemi finale ofensive – Favorit janë ky ekip

Legjenda e Manchester United, tani lojtar/trajneri i Derby County, Wayne Rooney, ka dhënë parashikimet e tij për ndeshjen finale në mes të Paris SG vs Bayern Munich.

“Do të shohim një ndeshje shumë të hapur dhe shumë ofensive, pasi të dy ekipet e luajnë këtë lojë dhe ato do t’i shkaktojnë shumë probleme njëra tjetrës”, tha fillimisht Rooney, transmeton Insajderi.

“Unë mendoj se ekipi i Paris SG, do të shpërthej me lojtarët si Neymar, Mbappe dhe Di Maria – ata kanë një shanse unik që të arrijë atë që janë duke e kërkuar me vite dhe nuk mendoj se ata do ta humbin këtë mundësi”, shtoi Rooney.

“Mendoj se ekipi i Paris SG, është më i kompletuar në fazën e mbrojtjes, kundrejt ekipit të Bayern Munich, që shpesh dinë të çalojnë në këtë fazë dhe kjo është përparësia e francezëve”, përfundoi Wayne Rooney, duke favorizuar ekipin e Paris SG, në finalen e ditës së sotme./Insajderi.com.