WBA me ofertë zyrtare për Vedat Muriqi-n

WBA me ofertë zyrtare për Vedat Muriqi-n

Ekipi i promovuar në Premier Ligë, WBA, ka bërë ofertën e parë zyrtare ne drejtim të klubit të Fenerbahce, për sulmuesin Vedat Muriqi.

Mediumi Fotomaç, ka raportuar se WBA ka dërguar ofertën e parë, e cila ka vlerën e 17 milion eurove, për kartonin e sulmuesit Vedat Muriqi, trasnmeton Insajderi.

Sipas raporteve të kaluara, Fenerbace kërkon minimum 25 milion për Muriq-in dhe kjo ofertë pritet të refuzohet nga klubi turk.

Kroati Slaven Bilic, është trajner i WBA, dhe mediat në Angli më parë kishin raportuar se, Bilic dhe Muriq-i, kishin biseduar personalisht për mundësin e transferimit të tij tek WBA, pasi kroati është fans i flaktë i sulmuesit kosovar./Insajderi.com.