Weber: Qeveria e re gjermane të angazhohet për rifillim serioz të dialogut Kosovë-Serbi

Weber: Qeveria e re gjermane të angazhohet për rifillim serioz të dialogut Kosovë-Serbi

“Qeveria e re e Gjermanisë duhet të angazhohet më shumë për rifillim serioz të procesit të dialogut Kosovë-Serbi”.

Kështu ka deklaruar eksperti i njohur gjerman për Ballkanin, Bodo Weber.

Sipas tij, Qeveria e re gjermane duhet të ketë qasje më ndryshe edhe ndaj Qeverisë së Serbisë, pasi “duhet t’i jepet fund sundimit autoritar dhe autokratik”.

“Unë pres një qëndrim dhe angazhim më të fortë nga Qeveria e re gjermane. Duhet përkushtim më i madh për integrimin në Bashkimin Evropian dhe një grindje të hapur me presidentin francez, Emmanuel Macron, për bllokadën e tij të anëtarësimit të ri”.

“Pres një angazhim më të fortë të Qeverisë së re për një rifillim serioz të negociatat Kosovë – Serbi, të cilat janë bllokuar tërësisht vitet e fundit. Në të njëjtën kohë, pres një marrëdhënie të re mes Qeverisë së re dhe Berlinit ndaj Qeverisë së Vuçiqit në Serbi, si dhe fundin e shikimit nëpër gishta në lidhje me sundimin autoritar dhe autokratik të regjimit në Serbi që kemi parë në dhjetë vjetët e fundit,” ka thënë Weber në një intervistë për Nova.rs.

Partia SPD e udhëhequr nga Olaf Scholz fitoi ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit kundër Kristian Demokratëve të Angela Merkelit dhe arriti një marrëveshje koalicioni me dy partitë më të vogla muajin e kaluar.

Pas 16 vitesh në pushtet, Merkel nuk kandidoi në zgjedhje dhe tha se do të largohet nga politika aktive sapo qeveria e re të marrë detyrën./Insajderi.com