Wenger e zbret me këmbë në tokë Xhakën: Shënoi gol me fat

Wenger e zbret me këmbë në tokë Xhakën: Shënoi gol me fat

Arsene Wenger ka deklaruar se goli i shënuar nga Granit Xhaka në fitoren e Arsenalit ndaj Manchester United, ishte “paska me fat”.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Arsenalit ka thënë se goli i dytë i shënuar nga Danny Welbeck, ishte i mrekullueshëm.

“Goli i parë ishte paska me fat, ndërsa i dyti ishte një gol i mrekullueshëm. Jam i lumtur për golin e Danny Welbeck, shpresoj që ky gol t’i jap më shumë vetëbesim”, deklaroi Wenger pas përfundimit të ndeshjes.

Reprezentuesi i Zvicrës, Granit Xhaka realizoi gol në minutën e 54-të të takimit, derisa në minutën e 77-të e la fushën i lënduar. /Insajderi.com