Wenger ka një propozim interesant për PSG-në

Wenger ka një propozim interesant për PSG-në

Arsenali duket se ka hequr dorë nga gjermani, nga rinovimi i kontratës së tij, e cila përfundon më 30 qershor 2018 , ndaj ai do të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat qysh në merkaton e dimrit. Një tjetër prej lojtarëve të Arsenalit, që mund të largohet nga Londra këtë dimër, është Alexis Sánchez.

Kilianit, gjithashtu, i përfundon kontrata më 30 qershor 2018 dhe nuk duket i gatshëm të rinovojë. Për të, Wenger mund të pranojë të hapë derën e largimit.

Me këtë rast, destinacioni më i mundshëm do të ishte Manchester City, i cili ishte gati të nënshkruante me të verën e këtij viti, edhe pse trajneri francez do të preferonte të mos përforconte një rival direkt, ndaj do të ishte i interesuar të trokiste në dyert e PSG-së për të propozuar një shkëmbim me Julian Draxler, shkruan Telesport.

Do të shohim se si do të zhvillohet kjo histori. Ajo që është e sigurt është se Arsenali do të përjetojë një merkato dimërore nga më të nxehtat.