Wenger tek Arsenali edhe dy vite të tjera

Wenger tek Arsenali edhe dy vite të tjera

Drejtuesit e klubit anglez kanë arritur marrëveshjen me Arsene Wenger për t’i rinovuar edhe me 2 vite të tjera kontratën trajnerit francez.

Mungon ende zyrtarizmi, por lajmi publikohet nga BBC në seksionin e saj të sportit dhe tashmë është i sigurtë qëndrimi i Wenger te Topcinjtë, me 67-vjecarin, që në orët e ardhshme do të firmosë zyrtarisht kontratën e re, për të zgjatur edhe me 2 sezone të tjera qëndrimin e tij 21-vjecar te Arsenali.

Edhe pse e mbylli sezonin në vendin e 5-të duke mos arritur të sigurojë kualifikimin në Champions League pas 20 vitesh, Wenger do të vazhdojë aventurën e tij te Arsenali, pasi drejtuesit besojnë shumë te aftësitë e francezit duke dalë edhe kundra tifozëve të cilët kanë kërkuar largimin e Wenger.

Suksesi 2-1 ndaj Chelseat, në finalen e Fa Cup rriti kuotat e 67-vjecarit për të qëndruar te Topcinjtë e Londrës. Arsenali nuk e fiton kampionatin anglez që prej vitit 2004, por kjo nuk e ka penguar pronarin Stan Kroenke ti ofrojë rinovimin trajneri Wenger.

Në këto 21-vite karrierë me klubin londinez, 67-vjecari francez e ka udhëhequr Arsenalin drejt fitimit të 16 trofeve, mes tyre edhe 3 titujve të Premier Leagues.