Wenger tregon si do të përshëndetet me Mourinhon (VIDEO)

Wenger tregon si do të përshëndetet me Mourinhon (VIDEO)

Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga klubi londinez, në konferencë për media ka folur për një prej rivalëve të tij të mëdhenj të viteve të fundit dhe njeriun me të cilin ka pasur provokime dhe momente të shumta, që janë përfolur për vite me radhë nga mediat.

Fjala është kuptohet për Jose Mourinhon, ish trajnerin e Chelseat dhe trajnerin aktual të Manchester Unitedit, ekipin me të cilin Arsenali takohet nesër.

Kuptohet që gazetarët edhe kësja radhe insistuan të dinë se si do ti qaset Wenger ndeshjes së tij të fundit me Mourinhon dhe të provokojnë ndonjë përgjigje interesante nga veterani francez.

Shikoni përgjigjen që Wenger ua dha gazetarëve për Mourinhon.