Werder Bremen refuzon ofertën e parë për Milot Rashica

Werder Bremen refuzon ofertën e parë për Milot Rashica

Werder Bremen ka refuzuar ofertën e parë zyrtare për Rashica, e ardhur nga RB Leipzig.

BILD, sot ka dhënë lajmin se RB Leipzig ka bërë ofertën e parë zyrtare, drejt Werder, për shërbimet e Milot Rashica. Oferta e kishte peshën e 18 milion eurove, transmeton Insajderi.

Mësohet se klubi i Rashica, kërkon mbi 25 milionë euro për të, shumë kjo e cila pritet të paguhet në ofertën e dytë nga klubi Leipzig.

Miloti ishte lojtari kryesor i Werder në këtë sezon, por duket se largimi i tij, është në favor të dyja palëve./Insajderi.com.