
Mesfushori i përfaqësuese së Kosovës në futboll, Milot Rashica, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e tij të fundit me Kosovës, që e luajti ndaj Moldavisë, njofton Insajderi.
Lëndimin e tij e ka konfirmuar vet përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, por duke mos dhënë detaje për shkallën e lëndimit.
Ishte klubi i Rashicës, Werder Bremen, i cili ka dalë me njoftimin për lëndimin e Rashicës.
“Pas lëndimit të marrë në ndeshjen Moldavia – Kosova, skanimet tregojnë se Milot Rashica ka ndrydhur gjurin, por fatmirësisht shmangu një dëmtim të rëndë”. Thuhet në njoftimin e klubit.
Milot Rashica, është kthyer në Gjermani për të vazhduar tretmanin e tij dhe klubi shpreson që ai të jetë i gatshëm sa më herët që është e mundur, pasi akoma nuk është sqaruar e ardhmja e tij./Insajderi.com.