Werner ka 10 ndeshje pa shënuar gol te Chelsea

Werner ka 10 ndeshje pa shënuar gol te Chelsea

Forma e sulmuesit të Chelsea-t, gjermani Timo Werner po shqetëson shumë klubin londinez. Futbollisti gjerman nuk po shënon në 10 ndeshjet e fundit me “Blutë” duke regjistruar një statistikë mjaft negative, njofton Insajderi.

Një rast të tillë të golave Werner nuk e provonte që prej katër vitesh.

Në periudhën mars-shtator 2016 në kohën kur luante për Stuttgart-in dhe Leipzig, Werner nuk shënonte prej 12 takimesh.

Edhe pse trajneri i Chelsea-t, Frank Lampard e ka mbrojtur lojtarin e tij nga kritikat nga ndeshjet e kaluara, forma e dobët e Werner sidomos në ndeshjen që humbën nga Arsenal, po ndikon dhe te paraqitjet e Chelsea-t, ku nga kjo sfidë gjermani ka dalur mjaftë i kritikuar nga ish-legjenda e klubit. /Insajderi.com