
Filmi i fundit i Wes Anderson “The French Dispatch” është shtyrë pafundësisht për shkak të pandemisë, mirëpo tani regjisori i famshëm ka paralajmëruar për një film të ri.
Sipas një liste të publikuar në Production EWeekly, një projekt ende i pa titulluar i shkruar dhe me regji nga Anderson do të fillojë xhirimet në pranverë të vitit 2021.
Xhirimet e këtij projekti filmik është treguar që do të mbahen në Romë, sipas informacionit të publikuar nga The Film Stage, përderisa Discussing Film thotë ngjarja e filmit është një historike romantike.
Deri më tani jo shumë gjëra të tjera janë treguar për produksionin e ardhshëm të këtij filmi, mirëpo besohet që Anderson do të vë në pah dashurinë e tij për kinemanë italiane./Insajderi.com
Burimi: Dazed