WhatsApp u përballë me ndërprerje madhore në mbarë botën

WhatsApp u përballë me ndërprerje madhore në mbarë botën

Aplikacioni popullor i komunikimit në pronësi të Facebook, WhatsApp, pati një ndërpreje madhore të shërbimin mbrëmjen e së mërkures i cili zgjati për disa orë.

“Mbrëmjen e së mërkures përdoruesit e WhatsApp nuk kishin qasje për disa orë. Tashmë e kemi adresuar këtë problem dhe ju kërkojmë falje për ndërprerjen,” shkruante WhatsApp në një e-mail.

Shërbimi ishte i padisponueshëm në Indi, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Brazil raportoi agjencia e lajmeve Reuters. Të prekurit ishin përdorues të iOS, Android dhe Windows Phone.

Në Brazil ku shumica e profesionistëve përdorin aplikacionin për komunikim u detyruan të kalonin në Telegram.

WhatsApp përdoret prej mëse 1.2 miliard përdoruesish në mbarë botën dhe është një prej mjeteve më të rëndësishme të komunikimit dhe tregtisë në shumë vende.

WhatsApp u ble nga Facebook në 2014-ën për 19 miliard dollar.