
Mesfushori në largim i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, ka vendosur t’i bashkohet Paris Saint-Germain, transmeton Insajderi.
Para dy javësh u raportua se Barcelona kishte arritur marrëveshje verbale me Wijnaldum deri në qershor të vitit 2024.
Barça madje kishte planifikuar t’i kryente testet mjeksore të lojtarit në kampin e ekipit kombëtar të Holandës, dhe pastaj të zyrtarizonte transferimin e tij.
Por, PSG ndryshoi gjithçka kur iu bashkua garës për holandezin tri ditë më parë, duke i ofruar pagë dy herë më të lartë.
Tani 30 vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës franceze, derisa marrëveshja e arritur ende nuk është bërë zyrtare./insajderi.com