fbpx

Wikileaks zbulon sesi UNMIK-u abuzoi me fondet e Aeroportit të Prishtinës në vitin 2003

Wikileaks zbulon sesi UNMIK-u abuzoi me fondet e Aeroportit të Prishtinës në vitin 2003

Sipas disa dokumenteve të Wikileaks, të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi, UNMIK dhe disa zyrtar që ishin duke e menaxhuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës në vitin 2003 kishin abuzuar me fondet e kësaj ndërmarrje publike për disa vite me radhë.

Mijëra euro ishin shfrytëzuar për nevoja personale të zyrtarëve të Aeroportit të Prishtinës në atë kohë. Nga udhëtimet jashtë vendet e deri tek mbushjet për telefona mobil ishte abuzuar me buxhetin e Aeroportit të Prishtinës.

Sipas këtyre dokumenteve, parregullsitë në Aeroport kishin filluar që nga shpallja e tenderit në vitin 2003, ku ishin përfshirë dy kompani me të njëjtin pronar dhe kishin marr pjesë të paktën tri herë në të njëjtin tender, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas këtyre dokumenteve pretendohet se UNMIK-u ishte i përfshirë në mashtrim dhe korrupsion.

Këto keqpërdorime përfshinin: refuzimi i pajustifikuar për të kryer detyrimet e përcaktuara në kontratën e punës, vjedhje, shkatërrim, dëmtim ose përdorim i paautorizuar i pasurisë së punëdhënësit, zbulim i sekreteve afariste, konsumimi i barnave ose alkoolit në punë, është kjo lista e keqpërdorimeve të cilat i ka renditur Wikileaks.

Përveç kësaj një përmbledhje e llogarive bankare të aeroportit dhe dokumenteve, sipas kontratave dhe çështjeve financiare zbuluan një numër të madh të tërheqjeve të parave kesh nga llogaria bankare e Aeroportit.

Shuma e këtyre shifrave arrinte në 10,000 euro, raporton Insajderi.

Ndërsa mes korrikut 2002 dhe nëntor 2003, një shumë prej 642.000 euro para të gatshme  ishin tërhequr. Kjo shumë e tërheqjeve u identifikua se u shpenzua për udhëtimet ajrore për zyrtarin e atëhershëm të Aeroportit, për punonjësit e tjerë.

Një raport i auditimit i muajit shkurt të vitit shkurt 2003 theksonte se zyrtari i Aeroportit  udhëtonte shpesh jashtë vendit.

Faturat më të veçanta që ishin përfshirë në këto dokumente, ku në vecanti shifrat e faturave të shpenzuara arrinin nga 525,00 euro deri tek 940 euro për veturë me qira për zyrtarin e Aeroportit.

“Këto fatura ishin në veçanti, € 525,00 “Të pranishëm për stafin ndërkombëtar”; € 410,00 “I pranishëm për Zyrtarin 3 (Nokia 8850)”; € 1.176,00 “Karta rimbushëse rimbushëse VALA 900 € 960,00 “Pagesa për telefon celular” dhe € 940,00 “Qira një makinë për Zyrtarin e Aeroportit”, thuhet në dokumentet e Wikilekas.

Gjatë këtij misioni ata kishin marr edhe strehim falas, të gjitha ushqimet ju ishin siguruar, si dhe transporti nga Shinfield Park në Londër pas kthimit të tyre dhe nga ky udhëtim nuk ju kishte  kthyer asnjë fond.

Sipas këtyre dokumenteve një zyrtar financiar i Aeroportit kishte deklaruar se shpenzimet që ishin bërë kishin qenë të miratuara mirëpo nuk kishte mbështetje në dokumentacione.

Mirëpo sipas disa dokumenteve financiare të Aeroportit Ndërkombëtar ishte vërtetuar se shpenzimet për udhëtime zyrtare ishte bërë një kërkesë për rimbursim për faturat e ushqimit, restoranteve, për pije freskuese ku të gjitha këto nuk kishin qenë të autorizuara dhe nuk ishin paguar asnjëherë. Shuma e këtyre shpenzimeve për vetëm një zyrtar kishte arritur vlerën e 99 euro. /Insajderi.com