Wilder – Joshua, konfirmohet lajmi i papritur për adhuruesit e boksit

Wilder – Joshua, konfirmohet lajmi i papritur për adhuruesit e boksit

Beteja e gjigantëve të boksit Deontay Wilder dhe Anthony Joshua nuk do të ndodhë, të paktën së shpejti.

Boksieri britanik riktheu në brezin e tij tre titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO në sfidën që u zhvillua në Arabinë Saudite ndaj Andy Ruiz në fundjavën e kaluar.

Të gjithë projektorët tashmë janë drejtuar te Joshua – Wilder që do të ishte një ndër betejat më të mëdha në histori të boksit, mirëpo duket se ajo gjë nuk do të ndodhë.

“Mendoj se nuk do të shohim asnjëherë një përballje për titullin e më të mirit”, ka thënë amerikani për The Athletic.

“Nuk do ta shohim asnjëherë, nuk dua që njerëzit të mbajnë shpresa, pasi nuk do të ndodhë kurrë. Ata nuk mund të thoshin asgjë për përballjen me mua. Ata nuk arritën ta thoshin emrin tim. Jam shumë i rrezikshëm dhe ju më keni parë çfarë mund të bëj në ring. Nuk bëj lojëra të tilla” tha Wilderi.

Por çfarë qëndron pas refuzimit të amerikanit. Skuadra e tij ka lënë të kuptohet se skandalet e testeve të dopingut me Dillian Whyte në Britaninë e Madhe, po frikësojnë Wilderin në skenarë që mund të çojnë deri në akuza kriminale.

Wilder mban të vetmin brez të peshave të rënda që nuk është në pronësi të Anthony Joshuas, por përballë rregullave strikte britanike, përflitet se do të evitojë përballjen e gjigantëve.