Wilfred Zaha ka kërkuar largimin nga Crystal Palace

Wilfred Zaha ka kërkuar largimin nga Crystal Palace

Anësori i Crystal Palace, Wilfred Zaha, ka kërkuar largimin nga klubi, pasi ai po kërkon një aventurë të re larg nga Palace, këtë e ka konfirmuar vet trajneri i Crystal, Roy Hodgson.

Sipas The Mirror, lojtari ka kërkuar largimin, klubi e ka dëgjuar dhe ka vendosur të respektoj vendimin e tij, por tani ata janë në pritje të ofertave për të, transmeton Insajderi.

Zaha ka shënuar 4 gola në këtë sezon në 37 paraqitje të tij. Ai ishte lojtari më i kërkuar nga Arsenal në verën e kaluar, por që transferimi i tij dështoi, e më pas ata e blen Pepe nga Lille.

Në këtë afat kalimtarë, flitet se klubet e interesuar për shërbimet e tij, janë Everton e Tottenham./Insajderi.com.