William Levy shoqëron të bijën në mbrëmje, foto e tyre thyen rrjetin

William Levy shoqëron të bijën në mbrëmje, foto e tyre thyen rrjetin

Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar falë roleve të tij në telenovela, William Levy prej vitesh është i martuar me Elizabeth Gutierrez dhe janë prindër të dy fëmijëve, Christopher dhe Kailey.

Kailey së fundmi ka shkuar me Williamin në një mbrëmje që organizon shkolla ku vajzat kërcejnë me babin.

Vajza e William ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me të atin të kapur për dore, e veshur me fustan blu, si një princeshë. Foto e postuar nga Kailey ka arritur gati 100 mijë pëlqime duke thyer rrjetin.

“Faleminderit babi që më bën të ndihem si princeshë e vërtet. Të dua përgjithmonë. U kënaqa duke kërcyer me ty”, shkruan Kailey.