William Walker: Nuk ishte UÇK terroriste, por paramilitarët e Arkanit

William Walker: Nuk ishte UÇK terroriste, por paramilitarët e Arkanit

Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker, në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu, në Euronews Albania tha se ish-drejtuesit e UÇK po hetohen padrejtësisht në Hagë, pasi qëllimi i luftës se tyre ishte çlirimi i vendit, njofton Insajderi.

Sipas tij, termi terrorist nuk mund të përdoret për të përshkruar UÇK-në, por ushtrinë dhe paramilitarët serbë si Arkani.

“UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte luta.

Mendoj se është një përdorim i çuditshëm i fjalës terrorist, për të përshkruar UÇK. Fjalën terrorist do ta përdorja për ushtrinë serbe, policinë, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive që kryen akte vërtetë të tmerrshme në Kosovë”, tha z. Walker./Insajderi.com