Willson: Serbia nuk mund të jetë shtet normal nëse nuk e zgjidhë çështjen me Kosovën

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i përkushtuar në arritjet të marrëveshjes me Kosovën “, ka vlerësuar zëvendëspresidenti i Këshillit Atlantik Damon Willson. Ai konsideron se Vuçiq do të mbahet në mend si dikush i cili e ka mbyllur këtë kapitull.

Willson: Serbia nuk mund të jetë shtet normal nëse nuk e zgjidhë çështjen me Kosovën

“Sinqerisht Vuçiqi është në pozitë të mirë diplomatike, Beogradi ka marrë pozitë më të mirë dhe qëndrim më të përgjegjshëm”, ka vlerësuar Willson.

Ai konsideron se Serbia “mund të fitojë shumë”, mirëpo nuk mund të jetë një shtet normal me perspektivë evropiane dhe të ketë besimin e investitorëve të huaj dhe bashkësisë ndërkombëtare nëse nuk e zgjidhë çështjen me Kosovën.

Willson ka thënë se po angazhohet që të kthehet gjendja e mëparshme, që të bëhet një pauzë në lobim kundër hyrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare ndërsa Kosova të bëjë një pauzë me taksa, dhe të lihet hapësirë për frymëmarrje, në mënyrë që të vazhdohet dialogu.

“Ndoshta për tre muaj, ndoshta edhe për gjashtë, por të lihet ndonjë hapësirë që të kryhet një punë e rëndësishme, sepse mendoj se këto veprime janë vetëm për të penguar”, ka thënë Willson.

Deklarata e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq se autoritetet kosovare po përgatiten ta sulmojnë veriun e Kosovës, për Willsonin janë qesharake.

“Nuk e di prej nga vijnë këto informata, nuk di se për çfarë flet ministri. Mendoj se do të shohim ende tentime të pengimit dhe trillime të dramave derisa po i afrohemi marrëveshjes. Derisa nuk kemi marrëveshje, do të jemi të ekspozuar këtyre momenteve të përshkallëzimit dhe kjo nuk do të ndërpritet. Do të ndërpritet kur të ekziston një kornizë për marrëveshje”, ka përfunduar Willson./Insajderi.com.