Wolves afër Dauglas Costa-s së Juventus

Wolves afër Dauglas Costa-s së Juventus

Ekipi i Wolverhampton Wonderers, është shumë afër të transferojë mesfushorin brazilian të Juventus, Douglas Costa.

Mediat në Itali, njoftojnë se Wolves ka bërë ofertë prej 27 milion eurove për lojtarin e Juves, ndërsa raportimet thonë se ekipi italian është duke e konsideruar këtë ofertë, marrë parasysh se lojtari është në listën e shitjes dhe klubit i duhen të ardhura për të rigjeneruar humbjet financiare nga Covid 19, transmeton Insajderi.

Ekipi nga Premier Liga, Wolves, kërkon të transferojë Costa-n, si zëvendësim për Diogo Jota, i cili u transferua në Liverpool.

Manchester United, po ashtu është në garë për lojtarin e Juves dhe duket se kjo është arsyeja se pse akoma nuk është pranuar oferta e Wolves, pasi Juve janë duke pritur një ofertë nga United./Insajderi.com.