Wolves afër transferimit të Douglas Costa nga Juventus

Wolves afër transferimit të Douglas Costa nga Juventus

Skuadra angleze, Wolwerhampton Wanderers, është interesuar për transferimin e lojtarit brazilian nga Juventus, Douglas Costa, raporton goal.com, transmeton Insajderi.

Pas nënshkrimit me Nelson Semedo nga Barcelona për 30 milionë euro, skuadra angleze Wolves, është afër transferimit të anësorit brazilian, për të zëvendësuar lojtarin e transferuar në Liverpool, Diogo Jota.

Në vitin 2018, Juventus e bleu brazilianin nga Bayern Munchen për shifrën e 40 milionë eurove, por lëndimet e shpeshta të lojtarit, dhe mos shfaqja e aftësive që pritej nga ai, kanë detyruar klubin torinez ta xjerrin në shitje lojtarin. /Insajderi.com