Wolverhampton Wolves ka hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për të siguruar një vend në zonën Champions, pasi ka mposhtur Tottenhamin 2:3 në ndeshje dramatike.
Spurs tashmë rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Evropë sezonin e ardhshëm, pasi humbën duelin direkt me Wolves.
Vendasit e nisën më së miri ndeshjen, me Steven Bergwijn (13) që realizoi për 1:0 – derisa Matt Doherty (27’) barazoi rezultatin.
Kur mendohej se pjesa e parë do të përfundonte baras, Serge Aurier (45’) me një goditje me të majtën i dha epërsinë skuadrës së Jose Mourinhos.
Por gjysma e dytë solli minuta dramatike, me Diego Jota (57’) që sërish vendosi baraspeshën. Për ta kompletuar përmbysjen e madhe u përkujdes Raul Jimenez (73’) i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2:3
Wolves ngjitet në vendin e gjashtë me 42 pikë, kurse Tottenham një pozitë më poshtë tubon 40 pikë. Aq pikë sa Wolvesi (42) ka edhe Manchester Unitedi i vendit të pestë, kurse Chelsea me 45 pikë është në pozitën e 4-t.
