‘Wuhani i Kosovës’ ka edhe një problem tjetër – 18 të prekur nga rriqrat në Malishevë

‘Wuhani i Kosovës’ ka edhe një problem tjetër – 18 të prekur nga rriqrat në Malishevë

“Wuhani i Kosovës”, Malisheva është duke u përballur edhe me një sfidë tjetër. Atë të pickimit të rriqrave.

Malisheva e cila njihet si komunat me pickimin më të madh të rriqrave, deri më sot janë pickuar 18 persona.

“Deri më sot janë bërë 17 pickime të cilat janë hek në mënyrë profesionale nga mjekët e urgjencës. Në qoftë se e ka pickuar rriqni dhe nuk e din që është picku vjen me temperaturë me ethe edhe pandemia COVID-19 është me ethe dhe temperaturë kështu që ka me qenë sfiduese për Qendrën e Mjekësisë Familjare po ashtu edhe për Klinikën Infektive”, ka thënë Bajgora për Klan Kosovën.

Aktualisht Komuna e Malishëvës është me numrin më të madh të të prekurve nga pandemia COVID-19, deri më tani në këtë rajon janë prekur mbi 60 persona nga koronavirusi. /Insajderi.com