X Files do të zgjerohet me një cikël serish të animuara komike

X Files do të zgjerohet me një cikël serish të animuara komike

Universi i serialit dhe filmit X-Files do të zgjerohet me një show të ri të animuar “The X-Files: Albuquerque” ku ngjarjet do të marrin një rrjedhë të re dhe një ton komik.

Ndryshimi më i madh do të jetë që dy agjentët Mulder dhe Scully nuk do të jenë të përfshirë në këtë serial, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

Në vend të hetuesve paranormal ikonik, ky serial do të fokusohet në një zyrë me agjent rebelë, që hetojnë raste X-Files. Në një mënyrë ata janë ekipi hetues i kategorisë së dytë.

Chris Carter, i cili ka krijuar serialin original, do të jetë producent eksekutiv në animacion por nuk do të jetë i përfshirë në skenar ose në regji.

Pilotin e këtij seriali do të e shkruajnë Rocky Russo dhe Jeremy Sosenko, të cilët kanë shkruar skenare për Comedy Central dhe Netlflix.

Seriali origjinal zgjati 9 sezona që nga 1993 deri në 2002.

David Duchovny luan rolin e Fox Mulder, një agjent karriera e të cilit kishte rënë në hije për shkak të interest të tij për raste të paspjeguara dhe për fenomene paranormale. Gillian Anderson e luan si partnerja e saj Dana Scully, një agjente e FBI dhe mjeke, mendja analitike e të cilës bie ndesh me vendimet e bazuara në intuit të Mulder./Insajderi.com