Riyad Mahrez, është lojtari që i nevojitet Barcelonës sipas ikonës së Barcelonës, Xavi Hernandez.

Me 16 gola dhe 10 asistime në 30 ndeshje të kampionatit anglez, Mahrez është njëri prej futbollistëve më të mirë të Evropës këtë sezon.
Për t’ia sugjeruar Barcelonës 25-vjeçarin algjerian, ka menduar ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi, i cili tha se Mahrez është futbollist cilësor.
“Mahrez është një futbollist shumë cilësor. Me atë që po bën për klubin e tij aktual ai po tregon që është një lojtar i madh. Riyad mund të luajë shumë mirë edhe te klub i madh si Barcelona”, deklaroi Xavi për mediet e Katarit.
Xavi prej një sezoni është pjesë e skuadrës nga Katari , Al Saad, me të cilën ka një kontratë 2-vjeçare dhe pritet edhe ta përfundojë karrierën si futbollist. /Insajderi.com