Xhafer Tahiri: Llamkosi është krenaria e qytetit tonë, nuk do lejoj që kjo fabrikë të rrënohet

Xhafer Tahiri: Llamkosi është krenaria e qytetit tonë, nuk do lejoj që kjo fabrikë të rrënohet

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka folur për dëmet që janë shkaktuar si pasojë e mospunës në fabrikën e Llamkosit.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Tahiri ka thënë se dëmi më i madh iu është bërë punëtorëve të Llamkosit por sipas tij dëm i madh është bërë edhe në ekonominë e qytetit të Vushtrrisë.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

“Dëmi ma i madh nga mos puna e Llamkosit iu është shkaktuar punëtorëve të Llamkosit, ata kanë kanë mbetur pa paga dhe shumica e tyre nuk kanë mundur që të zënë një vend të punës, shumë nga ta e kanë mbërri edhe moshën e pensionimit edhe kanë humbur shpresat që mund të kthehen në vend të tyre të punës, ky është demi i parë. Dëmi i dytë është dëmtimi i eknomisë së Vushtrrisë. Llamkosi është aseti më i mirë për zhvillim ekonomik të Vushtrrisë, mos puna e tij sigurisht e ka dëmtuar zhvillimin ekonimik të Vushtrisë , ne si komunë po bëjmë cdo gjë që kjo fabrikë të rikthehet sa me parë dhe të fillojë punën”, ka thënë ai.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

Përkundër dëmeve të mëdha që janë shkaktuar nga mos funksionimi i kësaj fabrike kryetari Tahiri megjithatë ka shpresë se mund të bëjë diçka që ajo të mos rrënohet e tëra.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu

“Komuna në asnjë rrethanë, për aq kohë sa unë e udhëheq komunën e Vushtrisë nuk lejoj që ajo tokë të shëndrrohet në tokë ndërtimore, e as fabrika të rrënohet poashtu nuk do të jap leje për aktivitete biznesore jashtë asaj që e ka  Llamkosi përpunimin e metalit, sepse Llamkosi ëshë një prej krenarive të qyteti tonë dhe e konsiderojnë një prej asestve më vitale jo vetëm të Vushtrrisë  por të krejt Kosovës”, është shprehur Tahiri.

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetit Si ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

InDoks | Njeriu i oligarkut rus – Mashtrimi milionësh i shtetitSi ia arriti një biznesmen kosovaro-britanik i lidhur me një oligark rus, ta blejë një ndër fabrikat më të rëndësishme? Si falimentoi dhe i pa punë afro 500 punëtorë?

Posted by InDoks on Sunday, 17 February 2019