Xhaka “bombardon” portën e Manchester United [video]

Granit Xhaka i ka dhënë epërsinë skuadrës së Arsenalit në ndeshje ndaj Manchester United, me një supergol nga distanca.

Xhaka “bombardon” portën e Manchester United [video]

Mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka realizoi gol në minutën e 54-të të ndeshjes për t’i dhënë epërsinë me rezultat 1 me 0 Arsenalit ndaj Manchester United, raporton Insajderi.

Me një goditje nga rreth 30 metra distancë, topi i goditur nga Xhaka fillimisht u devijua nga një futbollist kundërshtar para se të përfundonte në rrjetë, prapa shpinës së David De Geas.

Me fitore të mundshme në këtë takim, Arsenali e kalon në renditje skuadrën e Manchester United nlë renditje.