Xhaka dhe Ajeti relaksohen me këngën e reperit kosovar

Xhaka dhe Ajeti relaksohen me këngën e reperit kosovar

Në dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, Zvicra do të përballet me Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin.

Pjesë e skuadrës së Vladimir Petkovic janë edhe dy futbollistët nga Kosova Granit Xhaka dhe Albian Ajeti.

Të dy futbollistët shqiptarë janë në humor të mirë para dy ndeshjeve të radhës së helvetikëve.

Së fundmi, përmes rrjetit social ‘Instagram’, Granit Xhaka ka postuar një video interesante me Albian Ajetin.

Dyshja shqiptare shihen duke u relaksuar pas seancës stërvitore të Zvicrës duke dërgjuar këngën e reperit kosovar Mozzik.

Kënga ‘Dhelpër Dinake’ e këngëtarit nga Ferizaj është bërë e preferuara e të dy futbollistëve të sipërpërmendur.