Xhaka dhe tre lojtarë të Arsenalit në formacionin e “dështakëve” të javës

Xhaka dhe tre lojtarë të Arsenalit në formacionin e “dështakëve” të javës

Katër lojtarë të Arsenalit, përfshirë këtu edhe Granit Xhakën, janë zgjedhur në ekipin e “dështakëve” të kësaj jave në Premier Ligë, të përzgjedhur nga portali i njohur sportiv Goal.

Arsenali humbi 2 me 0 në derbin kundër Tottenham, duke vënë edhe më shumë në rrezik pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në stinorin e ardhshëm.

Përveç Xhakës, që u zëvendësua në minutën e 65 të ndeshjes, në këtë ekip bëjnë pjesë edhe Mesut Ozil, Nacho Monreal, dhe mbrojtësi tjetër Gabriel.

Tre lojtarë të tjerë të këtij formacioni janë nga Evertoni, që në shtëpi u mposht nga Chelsea me rezultat 3 me 0./Insajderi.com