Xhaka: “Do të japim gjithçka për të shkuar…”

Xhaka: “Do të japim gjithçka për të shkuar…”

Skuadra e Unai Emery, Arsenali, është duke arritur rezultate mbresëlënëse këtë edicion, ani pse ka mbetur 10 pikë prapa liderit në Premierligë, Manchester City.

Barazimi 2-2 me Manchester Unitedin ditë më parë në “Old Trafford”, ishte ndeshja e 20 me radhë që “Topçinjtë” nuk dinë për humbje këtë sezon.

Të shtunën, kundër Huddersfield – Arsenali kërkon që kjo ecuri të shkojë në 21 ndeshje dhe Granit Xhaka ka premtuar se do të lënë edhe shpirtin në fushë për të vazhduar me rezultate pozitive.

“Do të japim gjithçka për të shkuar në 21 ndeshje pa humbje”, ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij në Intagram.

Duke filluar nga ora 16:00, Arsenali sot pret Huddersfield Townin në “Emirates Stadium”, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16 në Premierligë. /Insporti.com/