“Xhaka është m** i kotë” – moderatori britanik ofendon futbollistin e Arsenalit

“Xhaka është m** i kotë” – moderatori britanik ofendon futbollistin e Arsenalit

Granit Xhaka ka realizuar një tjetër paraqitje të dobët për Arsenalin në Premier Ligë.

Paraqitja e dobët e mesfushorit me origjinë shqiptare, ka bërë që në adresë të tij të shkojnë shumë kritika.

Kritikë të ashpër për Xhakën ka bërë moderatori i famshëm britanik, Piers Morgan, i cili njihet si tifoz i topçinjve.

“Xhaka është m** i kotë”, ka shkruar Morgan në rrjetin social Twitter, duke shpërthyer në kritikë ndaj mesfushorit të kombëtares zvicerane.

Arsenali u mposht me rezultat 3-1 nga Manchester City, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të Premier Ligës angleze. /Insajderi.com